
Pozicioni Punës: Manaxher Operacional
EBInvest, në emër të klientit të saj, është në kërkim të një Menaxheri Operacional në një kompani ndërtimi, i cili do jetë përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të ndërtimit, mbikëqyrjen e punonjësve dhe sigurimin e zbatimit të standardeve të sigurisë.
Përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe optimizon proceset operacionale për realizimin e projekteve, duke monitoruar afatet kohore, buxhetet dhe burimet për të siguruar efikasitet dhe përputhshmëri me standardet e industrisë.
- Mbikëqyr menaxherët e projekteve, mbikëqyrësit e kantierit dhe stafin kyç, duke kryer vlerësime të performancës dhe duke ofruar trajnime për të rritur aftësitë dhe produktivitetin e ekipit.
- Menaxhon stafin administrativ të zyrës për të siguruar që menaxhimi i situacioneve, projekteve dhe faturimeve të bëhet në kohën e duhur.
- Përgatit dhe menaxhon buxhetet operacionale, analizon performancën financiare dhe zbaton strategji për kursimin e kostove, ndërsa mbikëqyr prokurimin e materialeve dhe shërbimeve.
- Mban marrëdhënie me klientët dhe palët e interesuara, duke vepruar si pika kryesore e kontaktit për përditësime dhe negocion kontrata me furnitorët dhe nënkontraktuesit.
- Identifikon rreziqet e mundshme dhe zbaton strategji për zvogëlimin e tyre, duke siguruar që standardet e kontrollit të cilësisë të respektohen në të gjitha projektet dhe çështjet operacionale të trajtohen në kohën e duhur.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në menaxhim biznesi, menaxhim projektesh, inxhinieri ndërtimi ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 3 vite përvojë në menaxhim projektesh dhe menaxhim operacionesh ose të ngjashme.
- Aftësi të mira drejtuese, komunikuese dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri të mira në aplikacionet kompjuterike si MS Office dhe softuerët e menaxhimit të ndërtimit.
- Njohuri të mira të gjuhë angleze.
Procesi i përzgjedhjes:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 28 Janar 2025, ora 17:00. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.